Një diplomati britanik i është dhënë një javë kohë që të largohet nga Rusia për shkak të përshkallëzimit të një grindjeje diplomatike për spiunazhin.
Ministria e Jashtme ruse tha në një deklaratë se largimi i Adrian Coghill ishte në përgjigje të “veprimeve jomiqësore anti-ruse” nga Britania, raporton BBC transmeton Arbresh.info.
Më 8 maj , atasheu rus i mbrojtjes u dëbua nga Londra për spiunazh të dyshuar si “oficer i padeklaruar i inteligjencës ushtarake”.
Rusia thotë se përgjigja e saj “nuk përfundon me këtë masë”.
Në prill, pesë persona u akuzuan për komplot për të kryer aktivitete spiunazhi në Mbretërinë e Bashkuar në emër të Rusisë sipas Aktit të Sigurisë Kombëtare, ndjekjet e para të këtij lloji sipas ligjeve të reja.
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...