Rusia e vlerëson si “gabim të madh” vendimin e Maqedonisë së Veriut që të dërgojë në Ukrainë tanke luftarake.
Agjencia TASS e përcjell reagimin e Ministrisë Rusë të Punëve të Jashtme, në të cilin shtohet se donacioni do t’i mbështesë aktivitetet kriminale të Kievit.
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Moskë, Marija Zaharova, dërgimin e tankeve nga Maqedonia e Veriut në Ukrainë e sheh si të dëmshëm për civilët në zonën e Donbasit.
“Këtë e konsiderojmë gabim të madh të Maqedonisë së Veriut. I shtyrë nga frymë e besnikërisë ndaj NATO-s, Shkupi luan rolin e pompimit të Ukrainës me armë, duke i mbështetur aktivitetet kriminale të Kievit kundër civilëve në Donbas. Njerëzit që angazhohen për demokraci nuk duhet të inkurajojnë përshkallëzim të mëtejshëm” deklaroi Marija Zaharova MPJ, Rusi.
Ministria e Mbrojtjes në Shkup para pesë ditëve konfirmoi se Maqedonia e Veriut do të dërgojë tanke të tipit T-72 si donacion për Ukrainën, me sqarimin se bëhet fjalë për tanke të vjetëruar të gjeneratës së tretë, jo të përshtatshëm me pajisjet e reja të Armatës së Maqedonisë së Veriut, për të cilat në të ardhmen në mënyrë plotësuese do të shpenzohen para për shkatërrimin e tyre.
Ministrja Sllavjanka Petrovska në takimin e lamtumirës me ambasadoren e Ukrainës e ka konfirmuar angazhimin për ndihmë të Ukrainës.
“Maqedonia e Veriut është në anën e vërtetë të historisë. Vazhdojmë me mbështetjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës. Në Evropë në shekullin 21 nuk ka vend për agresion të hapur dhe për vuajtje. Angazhimi i NATO-s për mbështetjen e qytetarëve ukrainas dhe të vendit në mbrojtje të agresionit të pajustifikuar rus është pa mëdyshje,” deklaroi Sllavjanka Petrovska, Ministre e Mbrojtjes.
Maqedonia e Veriut në disa drejtime ka dhuruar pajisje ushtarake për Ukrainën.
Në raport të pajisjeve në Armatën e RMV-së, Ministria thekson se batalioni i deritanishëm i tankeve është planifikuar të shpërndahet dhe të prokurohen pajisje të reja, në pajtueshmëri me standardet e NATO-s./KlanMacedonia/
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...