Një aeroplan ka fluturuar mbi Detroit duke tërhequr disa pankarta të mëdha, ku shkruheshin fjalët e fundit të George Floyd para se të vdiste: “Të lutem, nuk mund të marr frymë.”
Më vonë gjatë ditës, disa aeroplanë filluan të fluturonin në qiellin e Miamit, Dallas, Los Angelos dhe New York me pankarta të mëdha, ku shkruheshin fjalët e fundit të Floyd.
“Më dhemb stomaku. Më dhemb qafa. Po më dhemb gjithça. Ata do të më vrasin”, këto janë disa nga fjalët e shkruara.
Jammie Holmes, artististi i cili qëndron pas këtij projekti është shprehur: Shkrimi i qiellit përdoret rrallë për qëllime politike ose shoqërore – për të ushtruar fjalën e lirë – sepse është një prizë e padisponueshme për të varfërit. Dhënia e mesazheve është thelbësore për ndryshime të vërteta.
Ndërkohë që oficeri Derek Chauvin i mbante këmbën në qafë, Floyd po përsëriste vazhdimisht se nuk po merrte dot frymë madje po bërtiste edhe nga dhimbjet: “Mos më vrisni” ishin fjalët e tij të fundit dhe u bë i pandërgjegjshëm. Oficeri Derek ka vazhduar të mbajë gjurin e tij në qafën e Floyd 2 minuta e 53 sekonda edhe pasi ai humbi ndjenjat.
Floyd u bë një nga më shumë se 1.000 Amerikanë që u vranë nga policia gjatë vitit të kaluar.









Pas tensioneve, lojtarët madrilen i dalin në krah trajnerit ...
Masakra në Sydney, Trump: Ahmed al Ahmed shumë i guximshëm, ...
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet e menjëhershme në Marok
Ylli i Bournemouth në “radarin” e Manchester Uni...
BE-ja diskuton për mbështetjen e Kinës për Rusinë, përfshirë...
Peleshi pret ambasadorët e Vendeve të Ulëta dhe Suedisë