Një deputete në Kenia ka kërkuar nga gratë që të mos kenë marrëdhënie seksuale me burrat e tyre deri në momentin kur ata të regjistrohen si votues në zgjedhjet që do të mbahet me 8 gusht.
Mishi Mboko, përfaqësuese e grave për qytetin bregdetar të Mombasa, thotë se kjo është strategjia më e mirë për të mbështetur votat e opozitës, transmeton arbresh.info.
“Gra, kjo është strategjia që duhet të miratohet. Kjo është më e mira. Mohoni seksin deri në momentin kur ata të ju tregojnë kartën e votimit”, ka thënë ajo.
Regjistrimi për në qendrat e votimit përfundon me 17 shkurt.
Mboko tha se seksi është një armë e fuqishme dhe do të inkurajojë njerëzit që të nxitojnë të regjistrohen si votues.
Presidenti i Kenia, Uhuru Kenyatta, do të kërkojë një mandat të dyrë dhe pritet të sfidohet nga një kandidat i mbështetur nga aleanca e partive opozitare, përfshirë edhe Mbokon.
Ajo ka theksuar se aleanca opozitare ka një shans të madh për të fituar zgjedhjet, nëse mbështetësit e saj regjistrohet në numër të madh. /Arbresh.info
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...