Vazhdojnë përplasjet mes protestuesve dhe policisë në shumë qytete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas vrasjes së George Floyd.
Për të shpërndarë protestuesit, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome, ndërkohë që protestuesit kanë djegur makina dhe ndërtesa, madje edhe stacionin e policisë në Minneapolis. Presidenti Donald Trump ka fajësuar anarkistët për dhunën e ushtruar në këto demonstrata.
George Floyd, një afrikano-amerikan 46 vjeçar u vra nga polici Derek Chauvin, 44 vjeç. Chauvin do të dalë këtë të hënë para gjykatës.
Pamjet që u bënë virale në rrjet tregojnë policin që i vendos këmbën në fyt Floyd-it, duke i shkaktuar vdekjen edhe pse 46 vjeçari bënte thirrje të vazhdueshme që nuk merrte dot frymë.
KRU “Prishtina”: Konsumatorët që nuk nënshkruajnë kontratën ...
Putin: Rusia, partnere e besueshme për Iranin
Rama mbledh Asamblenë Kombëtare, priten zgjedhje të struktur...
Ministri i Jashtëm i Iranit: Ngushtica e Hormuzit mbetet e h...
8 vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi
Serbia ul akcizat në produktet e naftës për 40 për qind