Presidenti i Moldavisë, Igor Dodon ka shkarkuar ministrin e Bujqësisë Eduard Grama, pasi ai dyshohet për korrupsion.
“Pres iniciativa të tilla edhe në të ardhmen. Brenda qeverisë ka ende shumë zyrtarë të korruptuar”, ka thënë Dodon.
Kryeministri moldav, Pavel Filip ka kërkuar nga presidenti që ta aprovojë shkarkimin e Grama, i cili është i arrestuar nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në një skemë për shpronësim të paligjshëm të vreshtave dhe ndërtesave shtetërore. Ai ka mohuar akuzat.
Prokurorët anti-korrupsion thonë se dhjetra persona janë të dyshuar se kanë qenë të përfshirë në këtë skemë. Për këtë rast, vitin e kaluar janë arrestuar 12 persona.
Moldavia është njëra prej prodhueseve më të mëdha të verës. Rreth 70 për qind e verës, vitin e kaluar është eksportuar në Bashkimin Evropian.
Shtyhet seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë
Murati: Ky është buxhet emergjence, do ta miratojmë një të r...
Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtj...
Buxheti 2026, Abdixhiku: Zoti i shpisë Kurti duhet të jetë n...
“Jo direkt votim”, PDK kërkon diskutim për buxhetin 2026
Kuvendi miraton 18.6 milionë euro për forcimin e shëndetësis...