Me popullsinë e saj në plakje, Evropa ka nevojë për emigracionin dhe mund të zgjidhë vetëm krizën emigrantëve përmes bashkëpunimit dhe jo nga mbyllja e dyerve, ka thënë Federica Mogherini.
“Unë besoj se evropianët duhet të kuptojnë se ne kemi nevojë për emigracionin, pasi popullsia në Evropë është duke u plakur”, ka thënë ajo gjatë një takimi në Maltë, transmeton portali arbresh.info.
Deri ne 8,500 persona kanë tentuar të hyjnë në Evropë që nga fillimi i vitit, ndërsa të paktën 277 njerëz janë të zhdukur.
“Migrimi mund të menaxhohet vetëm përmes bashkëpunimit dhe partneritetit,” tha ajo.
Ajo shtoi se barrikadat nuk sjellin zgjidhje për krizën e emigrantëve.
“Mënyra e Evropës për qasjen ndaj emigracionit nuk ka të bëjë me ndërtimin e mureve dhe me mbylljen e dyrve”, shtoi ai, duke iu referuar vendimeve të Presidentit Donald Trump.
“Kjo nuk është mënyra evropiane. Ne duhet të ndalim tragjedinë në det dhe në shkretëtirë, por nuk do të mbyllim dyer”, ka thënë ajo./Arbresh.info
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...