Njëzet vjet pasi që 189 vende miratuan një plan për arritjen e barazisë midis grave dhe burrave, asnjë vend nuk ka arritur barazinë gjinore, tha drejtoresha e Agjencisë së OKB-së për të Drejtat e Grave, Mlambo-Ngcuka Pumzile.
Edhe pse Konferenca e agjencive të OKB-së e mbajtur në Pekin në vitin 1995, ka bërë përparim, veçanërisht në fushën e shëndetit dhe edukimit të vajzave e grave, sot ka më pak se 20 gra në krye të shtetit apo qeverisë, numri u rrit nga 11 në vetëm 22 për qind në këto dy dekada, tha ajo për agjencinë amerikane AP.
Në një intervistë në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Mlambo-Ngcuka theksoi se mungesa e pjesëmarrjes së grave në vendim-marrje dhe dhuna ndaj tyre përbëjnë një “fenomen global” si rezultat i dominimit të meshkujve në botë, i cili, siç thot ajo, duhet të ndryshohet për tu siguruar që gratë janë me të vërtetë të barabarta me burrat./arbresh.info/
Shkëlqimi i Martinez ka tërhequr vëmendjen e Real Madrid
Forbes publikon listën e klubeve më të vlefshme
MPB për sulmet ndaj Policisë në Zveçan: Kriminelët do identi...
ShBA jep 300 milionë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën
Macron: duhet t’i kishim dëgjuar udhëheqësit lindorë p...
Kearns: Sllogani i Djokoviqit me rrënjë të spastrimit etnik