Punëtorët shëndetësorë kanë protestuar sot në Londër për të kërkuar rritje të pagave.
Pas dy minutave nderim të 640 punëtorëve shëndetësorë që kanë vdekur gjatë pandemisë së koronavirusit filluan të ecnin nëpër sheshin “Trafalgar”.
Protestuesit u panë duke mbajtur në duar pankarta në të cilat shkruhej “Ndalini duartrokitjet, fillojini pagesat”, “të paçmueshëm por pa të holla” dhe “640 punëtorë shëndetësorë të vdekur, gjak në duart e tyre”.
Infermierët u përjashtuan nga një rritje pagash për rreth 900,000 punëtorë të sektorit publik në korrik për shkak se ata janë në vitin e fundit të një marrëveshjeje trivjeçare.
Rritja e pagave e këtij viti nuk vlen as për mjekët për shkak se ata vitin e kaluar arritën marrëveshje katërvjeçare me qeverinë.
Protestuesit kërkuan rritje page prej 15 për qind. Përpos në Londër, protesta të punëtorëve shëndetësorë u mbajtën edhe në Manchester, Sheffield, Brighton dhe Bournebouth./Express/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...