Nuk ka rëndësi nëse presidenti filipinas Rodrigo Duterte sillet ashpër apo me ëmbëlsi pasi sjellja e tij shkakton përherë debat. Në episodin më të fundit ishte një puthje që solli mjaft akuza ndaj presidentit, megjithëse Duterte nuk vodhi asgjë.
Ngjarja ndodhi në Koren e Jugut, gjatë një mitingu të organizuar nga Duterte me punëtorë filipinas në këtë vend. Pas ceremonive të rastit, gjatë fjalimit të tij Duterte thirri dy femra nga turma në skenë për të marrë nga një libër falas. Të parën e përqafoi, ndërsa të dytës i kërkoi një puthje në buzë që ajo pranoi t’ja japë.
Aq u desh dhe të gjitha organizatat për të drejtat e grave në planet e akuzuan presidentin filipinas si maskilist dhe njeri që urren gratë. Sulmet në mediat sociale ishin edhe më të ashpra që puthjen e quajtën imorale dhe ngacmim seksual. vajza e puthur nga Duterte tha më pas se nuk kishte asgjë të keqe në puthjen që i dha presidenti. Edhe turma në sallë duket se mendoi kështu pasi reagoi me brohoritje ndaj skenës së krijuar nga presidenti.
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën
Burri gjerman vret babanë dhe mban peng partneren
BE-ja lëshon 181 milionë eurot e programeve IPA për Kosovën
Kryeministri çek: BE-ja fillimisht ta fusë Ballkanin në Sche...
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...