“Autoritet gjermane duhet të refuzojnë kërkesën për azil të rreth 40 ish-ushtarëve të Turqisë, të cilët në Ankara dyshohen se kanë pasur lidhje me organizimin e grusht shtetit”, ka thënë Ministri i Mbrojtjes në Turqi.
Fikri Isik gjithashtu ka theksuar se mos refuzimi i azilit për ish-ushtarët turq nga ana e Gjermanisë, mund të krijojë tensione të reja mes dy vendeve, transmeton arbresh.info.
Mediat gjermane kanë bërë të ditur se rreth 40 ushtarë të rangut të lartë turq, të cilët kanë punuar në objektet e NATO-s në Gjermani kanë kërkuar azil.
Ministria e Brendshme në Gjermani ka konfirmuar se kërkesat për azil janë pranuar nga personeli ushtarak turk, pa dhënë ndonjë numër.
“Ne shpresojmë se Gjermania do të refuzojë kërkesat e azilit”, ka thënë Isil.
Që nga dështimi i grusht shtetit në Turqi në korrik të vitit të kaluar, më shumë se 100 mijë njerëz janë larguar ose pezulluar nga policia, ushtria, shërbimi civil dhe sektori privat. Rreth 40 mijë njerëz vazhdojnë të qëndrojnë të burgosur dhe janë në pritje të gjykimit./Arbresh.info
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...