Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad, ka paralajmëruar se Izraeli do të luftojë Hezbollahun me të gjitha forcat nëse vazhdon sulmet e tij.
“Ne nuk do të lejojmë që organizata paraushtarake e Hezbollahut të destabilizojë kufirin dhe rajonin. Nëse Hezbollahu vazhdon agresionin e tij, Izraeli do ta luftojë atë me të gjitha forcat e tij”, tha zoti Gallad në një mesazh drejtuar popullatës libaneze.
Tensionet midis Izraelit dhe Hezbollahut, i cili në tetor hapi një front në mbështetje të aleatit të tij Hamas, u përshkallëzua më tej pas vdekjes më 30 korrik të një anëtari të lartë të krahut të tij ushtarak, Fouad Shukr, në një bombardim izraelit në një periferi jugore të Bejrutit ../abcnews.al
Pacolli ndan këshillën e gjyshit në Ramazan: Durimi dhe e vë...
Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, gruaja e të akuzuarit thotë...
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...