Ministri i ri i sigurisë kibernetike në Japoni ka lënë vendin e tij me gojë të hapur pasi tha se ai asnjëherë nuk ka përdorur kompjuter.
Yoshitaka Sakurada e bëri të ditur këtë fakt para komitetit të deputetëve, transmeton portali arbresh.info.
“Që kur isha 25 vjeçar dhe i pavarur i kam dhënë instruksione stafit tim dhe sekretareve. Nuk kam përdorur asnjëherë një kompjuter në jetën time”, tha ai sipas përkthimit të agjencisë së lajmeve Kyodo.
68-vjeçari u emërua në postin e tij muajin e kaluar.
Detyrat e tij përfshijnë mbikëqyrjen e përgatitjeve të mbrojtjes kibernetike për Lojërat Olimpike 2020 në Tokio.
Një politikan nga Partia Demokratike e opozitës, Masato Imai, pyetja e së cilës kishte nxitur pranimin, shprehu habinë.
“Më duket e pabesueshme që dikush që është përgjegjës për masat e sigurisë kibernetike nuk ka përdorur kurrë kompjuter”, tha ai.
Por Sakurada u përgjigj se zyrtarët e tjerë kishin përvojën e nevojshme dhe ai ishte i bindur se nuk do të kishte ndonjë problem./Arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje