Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, deklaroi se Rusia ka zbutur kërkesat e saja territoriale ndaj Ukrainës në bisedimet për një marrëveshje të mundshme paqeje.
Sipas tij, Moska fillimisht këmbëngulte për kontroll të plotë mbi rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.
Tani, sipas një marrëveshjeje paraprake, Kremlini raportohet se është i gatshëm të pranojë vijën aktuale të frontit – përveç një pjese të rajonit të Donetskut.
Fidan sqaroi se kjo do të thotë që Rusia kërkon edhe 25–30 për qind të mbetur të rajonit të Donetskut që është ende nën kontrollin e Ukrainës, duke ruajtur pozicionet në Zaporizhzhia dhe Kherson.
Ukraina ka kundërshtuar idetë për dorëzimin e territoreve si pjesë e arritjes së paqes me rusët, megjithëse presidenti amerikan , Donald Trump kishte deklaruar se palët duhet të bëjnë shkëmbim territoresh.
Ndryshe, në shtetin turk ishin takuar zyrtarët ukrainas dhe rus për të gjetur rrugën e paqes, por që nuk ka dhënë rezultat diskutimet. /Telegrafi
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...