Irani dhe Turqia duhet të ndikojnë në regjimin sirian, tha Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.
Cavusoglu po komentonte mbi sulmin e forcave qeveritare siriane në zonën e de-përshkallëzimit në provincën veriore të Idlibit në Siri, njoftojnë mediat turke, transmeton portali arbresh.info
“Moska dhe Teherani kanë ndikim në regjimin sirian,” shtoi Cavusoglu. “Më parë, Irani, Turqia dhe Rusia vepruan si garantues të armëpushimit në Idlib”.
Ndërkohë, ambasadori rus në Ankara Alexei Erkhov dhe ambasadori iranian në Turqi, Mohammad Ebrahim Taherian Fard u ftuan në ministrinë e jashtme turke në lidhje me sulmet e vazhdueshme të forcave të regjimit sirian Presidenti Bashar al-Assad në zonën e de-përshkallëzimit në Idlib./Arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...