Ministri i Jashtëm rus: Nuk ka armëpushim para bisedimeve

17:11 | 11 Prill 2022
A Z

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi se Moska nuk do të ndalë operacionet e saj ushtarake në Ukrainë përpara raundit të radhës së bisedimeve për paqen.

Lavrov, në një intervistë për kanalin e lajmeve “Rossiya-24”, ka thënë se nuk sheh arsye pse bisedimet të mos vazhdojnë.

“Presidenti Putin e ka përsëritur më shumë se një herë se preferon bisedimet”, u shpreh diplomati rus.

Në lidhje me sulmin e Rusisë, Lavrov deklaroi se ai shkon përtej Ukrainës.

“Operacioni ynë special ushtarak është krijuar për t’i dhënë fund synimit të pamatur të SHBA-së për dominim të plotë në arenën ndërkombëtare”, përfundoi Lavrov.