Ministri i Greqisë për Migrim thotë se shumica e njerëzve që kanë hyrë ilegalisht nga Turqia nuk janë refugjatë, por emigrantë ekonomikë.
Yannis Mouzalas tha se njerëzit që vijnë në ishujt grekë nuk vijnë nga vendet e shkatërruara nga lufta, si Siria dhe Iraku, transmeton arbresh.info.
Mouzalas ka vlerësuar marrëveshjen e arritur para 10 muajve mes BE-së dhe Turqisë për kthimin e emigrantëve, por grupet e të drejtave të njeriut e kanë kritikuar ashpër marrëveshjen.
Ai pretendon se 100 mijë emigrantë dhe refugjatë do të qëndronin në bllokuar nëse nuk do të zbatohej marrëveshja.
Greqia ka raportuar se rreth 60 mijë njerëz janë bllokuar për shkak të mbylljes së kufirit në vende të tjera në Evropë gjatë vitit të kaluar.
Shumica e emigrantëve vazhdojnë të jetojnë në kampe të ndërtuara nga qeveria greke./Arbresh.info
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...