Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ka deklaruar se nëse asgjë nuk bëhet për të ndihmuar cilvilët në Mariupol, atëherë “fajtor jemi të gjithë”.
“Mariupol është një shembull i mrekullueshëm i rrethimit ushtarak dhe rrethimet ushtarake janë një formë e tmerrshme lufte, sepse popullsia civile po masakrohet, shkatërrohet. Vuajtjet janë të tmerrshme,” tha Le Drian në konferencën ndërkombëtare të Doha Forum, transmeton portal arbresh.info
“Kjo është arsyeja pse duhet të ketë të paktën një moment në të cilin popullata civile mund të marrë frymë,” tha ai, duke shtuar se presidenti francez Emmanuel Macron ishte i përfshirë.
Macron ka deklaruar të premtën se do të zhvillojë më shumë bisedime me Presidentin rus, Vladimir Putin, në ditët në vijim. Ai do të diskutojë situatën në Ukrainë dhe nismën për të ndihmuar civilët të largohen nga Mariupoli./arbresh.info/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë