Ministri francez: Furnizimi me naftë është duke u përmirësuar, por kriza ende s’ka marrë fund

17:05 | 28 Maj 2016
M. A.

Ministri francez i Transportit ka paralajmëruar të shtunën se kriza me furnizim të naftës në Francë ende nuk ka marrë fund, ndërsa kryeministri Manuel Balls citohet të këtë thënë se është i gatshëm t’iu mbijetojë protestave në porte dhe depo të naftës pa u detyruar të bëjë ndonjë ndryshim të madh, të cilat janë duke u mbajtur nga grevistët që po e kundërshtojnë planin për reforma të punës.

Reuters shkruan se Valls ka marrë një qëndrim të fortë kundër sindikatës së ashpër “CGT”, e cila ka udhëhequr greva që i kanë mbyllur rafineritë dhe e kanë ndërprerë furnizimin me naftë në dy javët e kaluara, transmeton Gazeta Express.

Pas një takimi ndërmjet Qeverisë dhe përfaqësuesve të industrisë së naftës, ministri i Transportit, Alain Vidalies, ka thënë se situata në depo të naftës është duke u përmirësuar edhe pse kriza e shkaktuar nga grevat ende nuk ka marrë fund.

Ai tha: “Në disa rajone situata gati sa i është kthyer normalitet. Në rajonet tjera, mbesim të vëmendshëm, por nuk mund të themi se kriza ka marrë fund.”

Vidalies shtoi se aksioni për t’i larguar bllokadat në depo të naftës mund të vazhdojë nëse është e nevojshme.

Shpërndaje në rrjete sociale