Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, tha të mërkurën se beteja kundër koronavirusit do të jetë e gjatë dhe u bëri thirrje njerëzve që ta respektojnë distancën sociale.
Sipas tij, autoritetet dëshirojnë ta shmangin izolimin e dytë për shkak të virusit, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
“Nuk jemi duke u ballafaquar me një valë të dytë, epidemia është duke vazhduar. Disa njerëz nuk po i respektojnë rregullat. Ne nuk duhet ta ulim vigjilencën”, tha ministri veran për televizionin LCI.
“Ne nuk dëshirojmë të kthehemi në një izolim tjetër, jemi duke e hulumtuar situatën rast për rast. Lufta nuk ka përfunduar. Njerëzit duhet të kuptojnë se do të jetojmë me këtë virus për një kohë goxha të gjatë”, shtoi ai.
Ndryshe, Franca është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë dhe në botë. Deri më tani, në këtë shtet janë regjistruar mbi 30,000 të vdekur dhe 183 mijë persona të infektuar.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...