Milicia siriane kurde e YPG-së ka deklaruar se luftëtarët janë duke e mbështetur qeverinë sirianë në mënyrë që ajo t’iu vie në ndihmë kundër forcave turke.
Megjithatë, kurdët kanë bërë të ditur se ata kanë kërkuar ndihmë vetëm nga ushtria siriane dhe jo nga ndonjë autoritet tjetër, transmeton portali arbresh.info
“Grupet të përafërta me ushtrinë siriane kanë arritur në Afrin, por jo në kapacitetin për të ndaluar pushtimin turk,” tha zëdhënësi i YPG Nouri Mahmoud për Reuters.
“Ushtria siriane duhet të përmbushë detyrën e saj, për të mbrojtur kufinjtë e saj”, shtoi ai.
Ushtria sirianë ka arritur në rajonin e Afrin gjatë natës së marte, në përgjigjjë të një kërkese të bërë nga kurdët.
Qindra prej atyre luftëtarëve janë vendosur në linjat e para në Afrin duke u ndeshur me forcat turke, tha Mahmoud.
Mëgjithatë, Assad nuk ka dhënë urdhër që të dërgohet ushtria, lëvizje e cila më pas do të ndizte shkëndija tjera me Turqinë.
Autoritetet turke kanë bërë të ditur se nuk ka asnjë marrëveshje mes qeverisë siriane dhe kurdëve./arbresh.info/
Trump: Fitore e plotë për Amerikën, ditë e madhe për paqen b...
KEDS tregon cilat zona mbesin sot pa rrymë për shkak të puni...
Irani pranon të hapë Ngushticën e Hormuzit për dy javë
Moti sot në Shqipëri
Mblidhen sot katër komisione parlamentare
Gjykata Kushtetuese sot pret vizitorë