Një operacion ushtarak për të rimarrë qytetin irakian të Tikritit nga Shteti Islamik (IS) ka shkaktuar rreth 28.000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, thonë zëdhënësit e OKB-së.
Të zhvendosurit janë nisur në drejtim të qytetit Samarra, por shumë familje janë bllokuar në pikat e kontrollit.
Konvojet e ndihmave që transportojnë ndihmat humanitare janë duke u dërguar nga agjencitë e OKB-së për të ndihmuar ata që janë prekur.
Operacioni për të rimarrë Tikritin, që përbehet nga 30.000 ushtarë dhe milicë shiitë, tani është në ditën e saj të katërt.
Ata janë përpjekur që të rrethojnë luftëtarët islamik, por paraprakisht lëvizja e tyre ka qenë e ngadalshme për shkak të bombave në anë të rrugës dhe minave të montuara qysh prej kur u morr qyteti ne qershorin e kaluar, thotë Jim Muir për BBC-në në Bejrut.
Avionët dhe helikopterët irakianë janë në mbështetje të trupave tokësore por avionët e koalicionit udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara nuk janë të përfshirë.
Militantët gjithashtu vënë zjarrin në puset e naftës jashtë qytetit të enjten, thanë zyrtarët, duke krijuar re tymi në përpjekje të dukshme që të errësojnë objektivat nga sulmet ajrore.
Gjenerali irakian Abdul Wahhab al-Saadi tha për TV shtetëror se djegia e puseve të naftës nuk do të ndikojë në operacion.
Por me vazhdimin e luftës, shqetësimet për popullsisë civile janë në rritje.
Një deklaratë e OKB-së tha: “Operacionet ushtarake në dhe rreth Tikritit kanë ndikuar ne zhvendosjen e rreth 28.000 njerëzve në Samarra.
“Raportet në terren tregojnë se zhvendosjet tjera janë në proces dhe se shumë familje ende kanë ngelur në pikat e kontrollit.”
Shtëpia e Bardhë dhe organizata për të drejtat e njeriut kanë paralajmëruar për rrezikun nga reprezaljet sektare nga ana e milicisë shiite kryesisht në zonën suni.
Udhëheqësit e milicisë janë zotuar për të kërkuar hakmarrje për masakrën e qindra ushtarëve, shumica e tyre Shia, në kampin Speicher pranë Tikrit në qershor.
Të mërkurën, një burim i ushtrisë irakiane tha për BBC-në se forcat qeveritare kishin marrë kontrollin e fshatit al-Maibdi, në rrugën e kontrolluar midis Tikrit dhe qytetit kurd të Kirkukut, gjithashtu Ajil dhe fushat e naftës./arbresh.info/
Musliu: Njerëz të maskuar në protestat në veri, ata mund të ...
Ambasadori i SHBA-ve del nga takimi me kryetarët e komunave ...
Luizi zbulon bashkëpunimin dhe projektin e ri muzikor
Situata në veri, Borell telefonon Kurtin
Kievi zmbraps një tjetër valë të sulmeve ajrore ruse
Nis takimi i kryetarëve me ambasadorin e SHBA-ve, të pranish...