Migrantëve që po jetojnë në kampe të mbipopulluara në ishujt grekë do t’u ofrohen 2 mijë euro për t’u kthyer vullnetarisht në vendet e tyre.
Kjo është duke u bërë përmes ndihmës financiare që Bashkimi Europian dhe Greqia ka rënë dakord për të dhënë për migrantët me qëllim inkurajimin e tyre për t’u kthyer në vendet e tyre, transmeton portal arbresh.info

“Ne kemi rënë dakord për një program të përkohshëm të kthimit vullnetar për një periudhë brenda një muaji”, tha Ylva Johansson, komisionere për punët e brendshme.
LEXO EDHE: Rrihen e zhvishen refugjatët nga autoritetet greke
Sipas saj, programi ka për qëllim që të japë një shtesë prej 2 mijë euro, e cila do të ndihmojë të riintegrojë ata në vendin e origjinës.
Më shumë se 37 mijë njerëz po jetojnë në kampe të mbipopulluara në pesë ishujt grekë, pasi konsiderohen si portat kryesore për të hyrë në vendet tjera të BE-së.

Shtatë vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë njoftuar tashmë mundësinë e strehimit të të paktën 1.600 fëmijëve migrantë që jetojnë në Greqi.
Këto kthime vullnetare do të kryhen me ndihmën e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe agjencisë evropiane të kontrollit të kufijve, Frontex.
Programi nuk vlen për azilkërkuesit të cilët kohët e fundit mbërritën në Greqi, pasi Turqia njoftoi se do të hapte dyert për migrantët që do të hynin në Europë./arbresh.info/
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...