Gjykata ushtarake në Mianmar ka dënuar Aung San Suu Kyi me shtatë vjet të tjera burg, duke e çuar atë në total në 33 vjet burg.
Ish-udhëheqësja e zgjedhur në mënyrë demokratike e vendit ka qenë në arrest shtëpiak qëkur ushtria e rrëzoi qeverinë e saj në një grusht-shteti në shkurt të vitit 2021.
Që atëherë, ajo është përballur me gjyq për 18 muaj për 19 akuza, për të cilat grupet e të drejtave të njeriut thonë se janë një mashtrim.
Edhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së bëri thirrje për lirimin e saj në javën e kaluar.
Të premten ajo u dënua për pesë akuzat e fundit dheu shpall fajtore nga gjykata për korrupsion, sepse ajo nuk kishte ndjekur rregullat në marrjen me qira të një helikopteri për një ministër të qeverisë.
Ajo tashmë ishte dënuar për 14 krime të ndryshme, duke përfshirë shkeljen e rregullave të sigurisë publike ndaj Covid, importimin e radiove dhe shkeljen e aktit të sekreteve zyrtare, raporton BBC.
Seancat gjyqësore këtë vit janë mbajtur me dyer të mbyllura, ku publikut dhe mediave iu ndalohet qasja dhe avokatëve të saj u ndalohet gjithashtu të flasin me gazetarët. Ajo ka mohuar të gjitha akuzat ndaj saj.
Laureatja e Nobelit ka kaluar pjesën më të madhe të kohës në paraburgim nën arrest shtëpiak në kryeqytetin Nay Pyi Taw.
Zonja Suu Kyi dhe shumë anëtarë të partisë së saj janë në mesin e më shumë se 16,600 personave që janë arrestuar nga junta që kur morën pushtetin , ku 13,000 prej tyre mbeten në burg, sipas Shoqatës së Ndihmës për të Burgosurit Politik (Burma).
Kurse, në javën e kaluar Këshilli i Sigurimit i OKB-së bëri thirrje për t’i dhënë fund dhunës në Mianmar dhe lirimin e të gjithë të burgosurve politikë. Kina dhe Rusia abstenuan nga votimi dhe nuk përdorën të drejtën e vetos pas ndryshimeve në formulimin e rezolutës.
Amnesty International ka thënë më parë se “sulmi i pamëshirshëm ligjor” ndaj zonjës Suu Kyi tregon se si ushtria “ka armatosur gjykatat për të ngritur akuza të motivuara politikisht ose farsë kundër kundërshtarëve”.
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...