Forcat e sigurimit të Mianmarit hapën zjarr në Yangon sot mbi ata të mbledhur që morën pjesë në varrimin e një studenti të vrarë të shtunën.
Numri i viktimave dhe të plagosurve ende nuk dihen, transmeton portal arbresh.info
Media lokale raportoi se forcat e sigurisë qëlluan mbi ata që ishin mbledhur në funeral dhe se disa njerëz u arrestuan.
Media shtoi se kishte viktima edhe në qytete të tjera.
Qytetarët kanë kënduar parulla kundër juntës ushtarake në funeralet tjera të mbajtura sot pas vdekjes se 114 personave.
Raportuesi i KB për të drejtat e njeriut në Mianmar Tom Andreës akuzoi juntën ushtarake, e cila mori pushtetin më 1 shkurt, për “vrasje masive” dhe kritikoi komunitetin ndërkombëtar që po rri duarkryq në lidhje me situatën.
Sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Guterres tha se ishte i tronditur nga vrasjet e civilëve, duke shtuar se “shtypja ushtarake është e papranueshme” dhe kërkoi një “përgjigje të vendosur, të bashkuar dhe vendimtare ndërkombëtare”./arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026