Në Rusi, më shumë se 1,400 njerëz e kanë nënshkruar një peticion në internet kundër vaksinimit të detyrueshëm të mësuesve. Ky peticion është organizuar nga sindikata Uchitel.
Qeveria ruse ka thënë se dëshiron që mësuesit dhe punëtorët shëndetësorë të jenë të parët që do ta marrin vaksinën vendore kundër koronavirusit. Sipas zyrtarëve, vaksinimi do të jetë vullnetar dhe në vijë me ligjin rus.
Megjithatë, në peticionin e hapur në faqen Change.org thuhet se mësuesit mund të përballen me presion për t’u vaksinuar, qoftë përmes kërcënimit me shkarkim, qoftë përmes kërcënimit për zvogëlim të pagës. Për këtë arsye, nga mësuesit u kërkua që ta nënshkruajnë këtë peticion.
Sipas kësaj sindikate, vaksina Sputnik e Rusisë ende nuk e ka kaluar fazën e tretë të testimit klinik, e cila është jetike për vërtetimin e efikasitetit dhe në të cilën përfshihen mijëra vullnetarë. Prandaj, sindikata e mësuesve vlerëson se vaksinimi është shumë i rrezikshëm.
Rezultatet e publikuara të premten nga dy testime të vogla klinike treguan se vaksina ruse nxit në mënyrë të sigurt krijimin e antitrupave në organizëm. Rusia planifikon që ta fillojë testimin e fazës së tretë javën e ardhshme./expres/
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...