Kriza e emigrantëve e ka thelluar edhe më tepër çarjen në koalicionin qeverisës në Gjermani, pavarësisht shpresave për zgjidhje tek samiti i Brukselit.
Për ministrin e Brendshëm Horst Zehofer, partnerin politik të kancelares Merkel, zgjidhjet e ofruara në samit të mbështetura nga shefja e qeverisë së Berlinit nuk janë të pranueshme.
Në mbledhjen e pasdites të grupit parlamentar socialkristian në Mynih, Zehofer citohet të jetë shprehur se asnjë nga pikat e marrëveshjes së Brukselit nuk i jep zgjidhje kërkesës së tij për dëbimin jashtë kufijve gjermanë të azilkërkuesve të regjistruar në vende të tjera të unionit.
Këtu përfshihet edhe plani për të ngritur qendra brenda Bashkimit Europian përzgjedhjeje për refugjatët që plotësojnë kushtet për azil, pasi shumica e vendeve të unionit si i janë shmangur pranimit të tyre vullnetarisht. Si ministër i Brendshëm nuk tërhiqet nga mbyllja e kufijve dhe dëbimi i emigrantëve ilegalë edhe pa miratimin e kancelares, ç’ka nënkupton rrëzimin e qeverisë 3-muajshe Merkel 4.
Derën Gjermanisë për ripranimin e azilkërkuesve ia ka mbyllur Italia, por edhe Hungaria, Çekia e Sllovakia.
Edhe projekti për qendrat e grumbullimit dhe përzgjedhjes së refugjatëve që në vendet e origjinës ka marrë refuzimin e parë nga Egjipti. Kreu i parlamentit të këtij vendi, në një intervistë për mediat gjermane tha se Egjipti ka strehuar 10 milionë refugjatë nga konfliktet e shumëfishta në Lindjen e Mesme dhe s’ka më kapacitete për të pritur të tjerë.
Ekstradohet nga Italia për në Kosovë i kërkuari me urdhërarr...
Tronditi Podujevën me kallashnikov, policia jep detaje të re...
Mbi 2800 gjoba të shqiptuara e 80 persona të arrestuar brend...
Zbulohet çiftet potenciale të play-offit në Ligën e Kampionë...
Asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i avionit në Kolumbi, mes 15 v...
Shpërtheu në festë pranë stolit të Real Madridit, Mourinho i...