Kancelarja gjermane, Angela Merkel beson se për zhvillimin e vaksinës kundër llojit të ri të koronavirusi duhet të grumbullohen rreth tetë miliardë euro.
Në një videomesazh të përjavshëm, Merkel tha se ”çdokush mund të infektohet nga koronavirusi”, prandaj, sipas saj, ”nevojitet veprim i përbashkët”.
Ajo gjithashtu iu referua Konferencës së Donatorëve të Bashkimit Europian (BE) që do të mbahet më 4 maj.
“Edhe Gjermania do të japë një kontribut të rëndësishëm financiar. Nuk dua të njoftoj sot, por mund të them që ngjarjet që pasojnë do t’i ndijekim në mënyrë aktive”, tha Merkel.
Merkel bëri thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar në shpikjen e ilaçit dhe vaksinës kundër COVID-19.
“Duhen rreth tetë miliardë euro për të zhvilluar vaksinën”, tha Merkel.
Ajo shtoi se të gjithë do të përfitonin pasi të gjendet vaksina.
Kancelarja gjermane rikujtoi pasojat që COVID-19 shkaktoi në planin ekonomik dhe shoqëror.
“Prandaj duhet të punojmë shpejt dhe me përqendrim të madh për zhvillimin e vaksinës dhe për të ndaluar dhe mposhtur virusin. Kjo është një nga detyrat më të rëndësishme për të shpëtuar miliona jetë në mbarë botën”, tha Merkel.
Merkel gjithashtu theksoi se në këtë drejtim do të arrihet bashkëpunim i ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e cila luan një rol kyç.
Kurti pret përfaqësues të Parlamentit britanik në Prishtinë,...
Gjeneralmajori i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Osborn uron Kos...
Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi, lejohet qarkullimi për ...
Trupat shqiptare në stërvitje për KFOR ’36 në Gjermani, Veng...
Përfundojnë bisedimet në Gjenevë, Zelensky akuzon Rusinë për...
Arrestohet një i ri në Ferizaj, konfiskohet armë zjarri edhe...