Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha sot se vendet e industrializuara duhet t’i shtojnë përpjekjet e tyre për t’i luftuar ndryshimet klimatike, ndërsa Gjermania duhet të jetë shembull duke treguar se caqet ambicioze të emisionit të gazrave mund të arrihen pa i shkatërruar vendet e punës.
Këto komente u bënë derisa në Bon të Gjermanisë po zhvillohet konferenca për klimën me pjesëmarrjen e afro 200 vendeve, që ka për qëllim kufizimin e nxehjes globale, raporton agjencia Reuters.
Zonja Merkel, mëtutje theksoi se vendet e industrializuara kanë përgjegjësi speciale për reduktimin e emisionit të gazrave, që janë të dëmshme për klimën.
“Mendoj se ne të gjithë e shohim se emergjenca është shumë e madhe”, tha Merkel dhe ka shtuar se ndryshimi klimatik po çon kah thatësia dhe uria dhe kjo po shkakton migrim masiv nga vendet e varfëra tek ato të pasura.
Duke iu referuar Marrëveshjes së Parisit për klimën, zonja Merkel tha se “ashtu siç qëndrojnë gjërat tash, qëllimi për mbajtjen e rritjes së temperaturës nën dy gradë Celsius – ideale do të ishte afro 1.5 shkallë – nuk do të mund të arrihet”.
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...