Përveç ndihmës financiare, Gjermania dhe vendet e tjera të pasura duhet të dhurojnë një pjesë të rezervave të tyre të vaksinave vendeve të varfra, sepse ne mund t’i japim fund pandemisë vetëm nëse vaksinojmë të gjithë njerëzit në Tokë, tha kancelarja gjermane Angela Merkel sot pas samitit online të G7-tës.
Edhe Presidenti francez, Emmanuel Macron para samitit ka deklaruar të njejtën gjë, transmeton portal arbresh.info
Ajo shtoi se ata nuk diskutuan se sa duhet të dhurohet vlerësimi nga rezervat kombëtare.
“Unë theksova gjatë prezantimit tim se pandemia nuk do të mbarojë derisa të gjithë qytetarët e botës të vaksinohen,” tha kancelarja Merkel, raporton Reuters./arbresh.info/
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu