Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka thënë se refugjatët në Gjermani, duhet të respektojnë tolerancën, transparencën dhe lirinë e fesë që bart ky shtet.
Këto deklarime ajo i bëri derisa planifikon të kërkojë një mandat të katërt si kancelare për zgjedhjet e shtatorit të këtij viti.
Derisa Merkel po deklaronte se refugjatët janë të mirëseardhur, anëtarët e tjerë të lartë të partisë së saj kanë kërkuar që ajo të ndalojë financimin e huaj të xhamive.
Merkel është vënë në një situatë të vështirë kohëve të fundit, pasi për dy vjet ajo lejoi që më shumë se dy milion refugjatë të jenë pjesë e shtetit të Gjermanisë.
Megjithatë e intervistuar në vitin 2015 nga një gazetar sirian i cili kishte migruar në Gjermani, Angela Merkel kishte thënë se i pret refugjatët por që ata të qëndrojnë dhe t’i përmbahen ligjeve të këtij shteti bavarez, përcjell Klan Kosova.
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...