“Ankaraja duhet të ndalojë përdorimin e referencave naziste mbi anulimin e mitingjeve turke në Gjermani”, ka deklaruar kancelarja Angela Merkel.
Ajo ka shtuar se komentet ‘triviale’ nuk janë duke stabilizuar marrëdhëniet mes dy vendeve, transmeton portali arbresh.info.
“Këto krahasime të Gjermanisë me nazizmin duhet të ndalen”, ka thënë ajo në dhomën e ulët të Parlamentit.
“Këto komente nuk mund të justifikohen. Krahasimet naziste janë të padenja për marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Turqisë”, ka shtuar ajo.
Kancelarja ka shtuar se do të ndjehej e ‘dëshpëruar’ nëse çështje të tilla ndajnë dy vendet, sidomos në luftën kundër terrorizmit.
Rreth 1.5 milionë qytetarë të Turqisë që jetojnë në Gjermani kanë të drejtë vote dhe llogaritet si e kartëra bazë më e madhe elektorale pas Stambollit, Ankarasë dhe Izmirit./Arbresh.info
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026