Kancelarja Angela Merkel iu drejtoi sot me një thirrje të fundit zgjedhësve gjermanë, një ditë para zgjedhjeve lokale në një nga landet e vendit, që konsiderohet si test i rëndësishëm për grupimin e saj konservator përpara zgjedhjeve kombëtare të shtatorit.
Schleswig-Holstein, landi verior i Gjermanisë, drejtohet aktualisht nga socialdemokratët, rivalët e saj të qendrës së majtë.
Por kristiandemokratët e kancelares Merkel kryesojnë me 32 për qind në sondazhet publike, ose tri pikë përpara kundërshtarëve të tyre socialdemokratë të SPD-së. Merkel u bëri thirrje zgjedhësve në qytezën bregdetare të Eckernfoerde që t’i jepnin partisë së saj CDU një fitore bindëse, në mënyrë që të riorganizojë koalicionin qeverisës të landit Schleswig-Holstein.
SPD është aktualisht në koalicion me të Gjelbërit dhe SSW, një parti rajonale që përfaqëson pakicat daneze dhe frisiane.
Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...