Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se qeveria e saj mund të “mendoj përsëri” për raportet me Turqinë dhe ka kërkuar një pauzë në negociatat e Bashkimit Evropian me Turqinë, pasi autoritetet turke i kanë arrestuar edhe dy gjermanë të tjerë.
Gjithsej 12 shtetas gjermanë tash janë në burg në Turqi dhe ballafaqohen me atë që Berlini i cilëson si “akuza politike”. Në mesin e tyre është edhe gazetari, Deniz Yucel, korrespondent i së përditshmes gjermane, Die Welt, i cili është arrestuar para gjashtë muajsh.
Shumë shtetas evropianë janë arrestuar në Turqi gjatë periudhës së fundit, të akuzuar për involvim në grushtshtetin e dështuar të vitit të kaluar, kundër presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Duke folur mbrëmë në një tubim biznesor në Nuremberg, zonja Merkel tha se nuk ka “baza juridike” për arrestimin e 12 gjermanëve, të cilët janë paraburgosur për “akuza politike”, dhe nëse të burgosurit nuk lirohen së shpejti, Berlini do të “mendoj përsëri” për raportet tashmë të tensionuara me Turqinë.
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...
“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir S...
Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës s...
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...