Kancelarja gjermane Angela Merkel hodhi poshtë akuzat e kritikëve për rrjedhën e ngadaltë të vaksinimit kundër koronavirusit në Gjermani, duke deklaruar se qendrat e mëdha të vaksinimit, të cilat u formuan vitin e kaluar, janë duke punuar me kapacitet të plotë.
Në një intervistë me Cet-De-Ef gjerman, Merkel tha se ishte zhgënjyer për shkak të zbatimit të ngadaltë të vaksinimit në fillim, por ajo këmbënguli se kjo ka ndodhur për shkak të vaksina u zbulua vetëm një vit pasi ndodhi pandemia, transmeton portali arbresh.info
“Është një arritje e madhe që askush nuk e priste”, tha ajo.
Ajo gjithashtu vlerësoi se nuk ishte deklaruar qartë se nuk do të kishte vaksina të mjaftueshme për të gjithë në fillim.
Merkel hodhi poshtë pretendimet se Bashkimi Europian u tregua koprrace në porositjen e vaksinave, ndërsa shtoi se fakti që vaksinat kanë arritur më shpejt në Britani të Madhe dhe SHBA “nuk është çështje parash”.
Gjermania, në valën e parë të pandemisë u morr shembull për menaxhimin e mirë të situatës me Covid-19, ndërsa në valën e dytë ishte një ndër vendet e goditura rëndë nga epidemia./arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...