Kancerlarja gjermane Angela Merkel, fton në Berlin presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pas zgjedhjeve të 24 qershorit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoglu, i cili gjendet në Gjermani për të marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të përvjetorit të fatkeqësisë së Solingenit, tha se kancerlarja gjermane ka ftuar presidetin Erdoğan në Berlin pas zgjedhjeve të 24 qershorit. Ai tha se do të përcjellë këtë ftesë.
Mësohet se ftesa është bërë gjatë takimit në ceremoninë përkujtimore në Düsseldorf, kryeqyteti i shtetit Nordrhein-Westfalen.
– Çavuşoğlu takohet me homologun gjerman
Ndërkohë ministri Çavuşoğlu në Solingen është takuar me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas.
Çavuşoğlu dhe Maas para takimit kanë vendosur lule në monumentin e Fatkeqësisë së Solingenit.
Raphinha rikthehet para El Clasicos dhe mund ta vendos titul...
Glam dhe pink, kombinimi perfekt nga Kida
Zgjedhjet lokale, Britania e Madhe voton sot
Kina, fituesja e madhe ekonomike nga lufta SHBA-Iran në Lind...
“Aleate e rëndësishme”: SHBA-ja synon përfshirje...
Haradinaj njofton aderimin e veteranit të UÇK-së në AAK