Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka falënderuar të moshuarit në Gjermani për stojcizmin e treguar gjatë pandemisë së koronavirusit.
“Unë e di se jeta e përditshme, e cila shpesh është e vështirë, sidoqoftë, është bërë edhe më e vështirë edhe më e vetmuar gjatë pandemisë”, tha ajo në mesazhin javor të së shtunës.
“Përkundër gjithë kësaj vështirësie, unë nuk gjeta aspak zemërim te shumë njerëz të moshuar, por më tepër një mirëkuptim për politikën tonë për kufizimet e nevojshme të kontakteve. Unë ju falënderoj shumë për këtë”, tha Merkel.
Ndër të tjera, Merkel iu referua shumë nismave të reja gjatë të cilave të rinjtë gjermanë po ndihmojnë njerëzit e moshuar duke ua bërë më të lehtë jetën e përditshme.
“Do të isha e lumtur nëse këto iniciativa do të ruheshin për një kohë të gjatë. Nevoja për një mbështetje të tillë mes brezave me siguri duhet të ruhet ende”, tha kancelarja./ATSH/
Kurti flet për dërgimin e FSK në Gaza, e krahason situatën m...
UEFA pezullon Prestiannin për shkak të abuzimit racist ndaj ...
Albin Kurti tregon se çfarë bisedoi mbrëmë me Rifat Jasharin...
Shkëlqeu me 37 pikë ndaj Pejës, Hellems MVP i javës në Super...
Kurti takohet me Sorensen, flasin për dialogun Kosovë–Serbi ...
Për thirrjet nacionaliste, Vardari dënohet vetëm një ndeshje...