Kancelarja gjermane Angela Merkel ka dënuar ashpër sot Turqinë për shkak të ndalimit të aktivistëve gjermanë për të drejtat e njeriut, në mesine të cilëve është edhe Peter Steudtner, duke vënë në dukje se ky veprim është absolutisht i pajustifikueshëm dhe se qeveria gjermane do të bëjë gjithçka për të siguruar lirimin e tyre.
“Ne jemi të bindur se ky arrestim është absolutisht i pajustifikueshëm. Ne, si qeveri gjermane, e dënojmë dhe shprehim solidaritetin tonë edhe me të arrestuarit tjerë”, tha Merkel.
Aktivistët gjermanë për të drejtat e njeriut dhe konsulenti Peter Steudtner, janë ndaluar në Turqi pas një seminari që kanë mbajtur në Turqi.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...