Kancelarja gjermane Angela Merkel ka fajësuar presidentin republikan në largim Donald Trump për sulmin dramatik ndaj Kapitolit.
”Pamjet e trazirave më zemëruan dhe trishtuan”, theksoi Merkel në Berlin.
“Më vjen keq që presidenti Trump nuk e ka pranuar humbjen e tij që nga nëntori dhe përsëri refuzoi ta bëjë këtë dje”, shtoi ajo.
“Një parim themelues i demokracisë është se pas zgjedhjeve ka një fitues dhe një humbës. Ata të dy kanë një rol për të luajtur për sa i përket mirësjelljes dhe përgjegjësisë, në mënyrë që demokracia të mbizotërojë”, theksoi Merkel.
”Fjalët e Biden dhe reagimet nga dy partitë e mëdha të SHBA më bëjnë mjaft të sigurt se kjo demokraci do të tregojë se është shumë më e fortë se sulmuesit dhe protestuesit”, tha Merkel, e cila do të tërhiqet nga politika pas zgjedhjeve në shtator .
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës në më pak se dy javë do të hapin një kapitull të ri në demokracinë e tyre, siç duhet të jetë”, theksoi ajo./ATSh/
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media