Kancelarja gjermane, Angela Merkel, lidhur me zhvillimet në Mesdheun Lindor, tha se e kanë detyrë të marrin seriozisht të drejtat dhe atë që thotë Greqia dhe ta mbështesin kur kanë të drejtë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në konferencën tradicionale për shtyp të verës, Merkel deklaroi se “Të gjithë si vende anëtare të BE-së kemi detyrën që të marrin seriozisht të drejtat dhe atë që thotë Greqia dhe ta mbështesin kur kanë të drejtë. Por unë kam treguar përpjekje që të mos rritet tensioni. Kjo është e mundur vetëm nëse dy vendet bisedojnë vazhdimisht. Diskutimet atje lidhur me ndarjen e rajoneve ekonomike mund të bëhen vetëm së bashku. Gjermania po tregon përpjekje për këtë”.
Pasi ka vënë në dukje se me presidentin e Francës Emmanuel Macon kanë diskutuar intensivisht marrëdhëniet me Turqinë, Merkel vlerësoi se “Këto marrëdhënie janë me shumë drejtime. Turqia është aleat i NATO-s. Mosmarrëveshja është mes dy vendeve të NATO-s. Kjo nuk mund të na lërë ne indiferentë. Për këtë arsye madje, ne duhet të qartësojmë këto gjëra brenda aleancës”.
Pas një pyetjeje, Merkel njoftoi se sot nuk parashikohet zhvillimi i një bisede me presidentin Recep Tayyip Erdoğan. “Por me atë unë flas shumë shpesh. Ashtu si gjithmonë kur ka një bisedë ne ju informojmë menjëherë”, deklaroi Merkel.
“Jetesa me pandeminë, do të jetë më e vështirë në muajt e ardhshëm”
Në lidhje me koronavisurin e ri (COVID-19), kancelarja gjermane theksoi se muajt e ardhshëm do të kalojnë më të vështirë se këto aktual.
“Duhet të presim që situata të jetë më e vështirë në dimër. Do të jetë e rëndësishme që shifrat e infeksionit të mbahen të ulëta”, tha Merkel e cila ka vënë në dukje seriozitetin e pandemisë.
Më tej Merkel u shpreh se që në fillim të pandemisë kanë treguar përpjekje për mbrojtjen e qytetarëve, mbajtjen në këmbë të sistemit shëndetësor dhe funksionimin e ekonomisë.
Qeveria e Gjermanisë ka përcaktuar 3 objektiva kryesore tha Merkel e cila deklaroi se “Do të bëjmë çfarë është e mundur që të sigurojmë që fëmijët të mos jenë humbësit e pandemisë”.
Kacelarja Merkel ndër të tjera nënvizoi se gjithashtu kanë në objektiv që në periudhën e pandemisë të mbajnë në këmbë ekonominë dhe të forcojnë unitetin shoqëror.
UEFA pezullon Prestiannin për shkak të abuzimit racist ndaj ...
Kurti e pranon që ishte në Prekaz: Po mbrëmë kam qenë te bac...
Shkëlqeu me 37 pikë ndaj Pejës, Hellems MVP i javës në Super...
Kurti takohet me Sorensen, flasin për dialogun Kosovë–Serbi ...
Për thirrjet nacionaliste, Vardari dënohet vetëm një ndeshje...
Kurti: LVV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon të...