Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot në Tokio se Gjermania ështe në gjendje të rifitojë reputacionin e saj në komunitetin ndërkombëtar për përpjekjet e saja të suksesshme të ballafaqohet me krimet që ka kryer gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Sipas saj, Gjermania ende vlerëson bujarinë e fqinjëve të tyre, të cilët janë pranuar edhe në komunitetin ndërkombëtar, pavarësisht Holokaustit dhe krimeve të tjera të kryera nga nazistët gjermanë.
“Pa gjestin bujar të fqinjëve tanë, e gjithë kjo do të ishte e pamundur. Por, Gjermania ka treguar një gatishmëri të hapur dhe pa mëdyshje të përballet me historinë e saj”, tha Angela Merkel.
Deklarata e Angela Merkel vjen në një kohë kur Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe është duke përgatitur një deklaratë që shënon 70 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Qeveria japoneze në vitin 1995 kërkoi falje për mizoritë, duke pranuarpër për herë të parë kolonizimin dhe agresionin në Azi para dhe gjatë luftës. Kjo falje bëri jehonë në të gjithë botën, një njohje e ngjashme është bërë nga Japonia edhe në vitin 2005.
Bota, megjithatë, ngre pyetjen nëse Abe, i cili konsiderohet të jetë i prirur për rishikimin e fajit japonez në Luftën e Dytë Botërore, do të bëj kërkimfaljen e ngjashme edhe në deklaratën që është parashikuar më 15 gusht të këtij viti, për 70 vjetorin e përfundimit të luftës në Azi.
Abe argumenton se do të qëndrojë prapa faljes së 1995, e njohur si deklarata e Murayama./arbresh.info/
SHBA-ja jep 150 milionë dollarë ndihma për zonat e çliruara ...
Policia e Kosovës deklarohet për aksionin që ka filluar nga ...
Izraeli kryen bastisje në Ramallah, dhjetëra të plagosur gja...
Kuvendi Komunal i Prishtinës shkarkon 20 aksionarë të dhjetë...
Jep dorëheqje nga LDK-ja kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës,...
Muja: Duke dërguar statut për ‘Asociacionin’, Rama po forcon...