Pas vizitës në Vatikan, Zonja e Parë ka vizituar edhe spitalin e fëmijëve “Baby Jesus” në Romë me ç’rast është njoftuar dhe shoqëruar me shumë fëmijë të sëmurë.
Aty ajo takoi dhe u fotografua me një djalë të vogël nga Greqia, i cili kishte nevojë urgjentisht për transplantimin e zemrës. Zonja e Parë gjatë gjithë kohës e mbante për dorë dhe ajo fotografi ka bërë xhiron e botës, transmeton Telegrafi.

Melania kishte bërë fotografi dhe selfie me fëmijët, kishte biseduar me ata, ua nënshkruante fashat, buzëqeshte dhe u tregonte barsoleta. Por gjatë gjithë kohës nuk ndalej së luturi për fëmijët e sëmurë, e në veçanti për djaloshin i cili kishte nevojë për transplantimin e zemrës.
Dhe duket se Perëndia i ka dëgjuar lutjet e saj, pasi vetëm disa orë pas vizitës së saj, ajo ka postuar në Twitter një status me të cilin njoftoi të gjithë, se është shumë e lumtur që vogëlushin që e mbante për dorë ka gjetur një donator për zemër.
“Sapo kam arritur në Belgjikë dhe dëgjova që vogëlushi dhe familja e tij nuk do të kenë më nevojë të brengosen, pasi që donatori për transplantimin e zemrës është gjetur”, ka shkruar Melania.

“I kam lexuar një libër dhe vazhdimisht e mbaja për dorë dhe vazhdimisht jam lutur për të dhe të të tjerët”, ka shtuar ajo.


Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...