Një burrë meksikan, rreth të 50-tave, ka vendosur të bëjë vetëvrasje gjysëm ore pasi u deportua nga Shtetet e Bashkuara.
Guadalupe Olivas Valencia, u hodh nga një urë në afërsi të kufirit, pasi u deportua për herë të tretë, transmeton portali arbresh.info.
Ai u gjet pa ndjenja dhe pranë vetes kishte një qese plastike me sendet e tij.
Vdekja e tij erdhi pasi administrate e Trump lëshoi udhëzime të reja për të zgjeruar deportimin e emigrantëve të paligjshëm që ndodhen në Shtetet e Bashkuara.
Dëshmitarët thanë se nuk ka dashur të kthehet në Meksikë dhe se ka jetuar në një gjendje të rëndë ankthi.
Ai u hodh nga ura që ndodhet në El Chaparral, pikë kryesore e kalimit kufitar në mes të qytetit San Diego në SHBA dhe Tihuana në Meksikë.
Me urdhërin e ri të Donald Trump pritet që një numër i madh i emigrantëve të deportohen nga Shtetet e Bashkuara./Arbresh.info
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...