Meksika ka regjistruar më shumë se 100,000 vdekje nga COVID-19 duke u bërë vendi i katërt që ka arritur këtë shifër.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, që nga fillimi i pandemisë, deri tani janë konfirmuar 100,104 vdekje.
Ky lajm vjen vetëm disa ditë, pasi vendi më i madh spanjisht-folës në botë raportoi më shumë se 1 milion infeksione.
Zyrtarët qeveritarë e kanë pranuar se shifrat e vërteta të rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19 janë më të larta.
Vetëm SHBA-ja, Brazili dhe India kanë regjistruar më shumë vdekje sesa Meksika e cila ka një popullsi prej afërsisht 125 milionë. Shkalla e vdekshmërisë prej 9,8 përqind është më e larta në botë, sipas të dhënave nga John Hopkins.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...