Meksika ka dënuar udhëzimet e reja të lëshuara nga Shtetet e Bashkuara, nën të cilat pothuajse të gjithë emigrantët ilegalë mund t’i nënshtrohen dëbimit.
Rregullat e reja përfshijnë kthimin e personave pa dokumente në Meksikë, edhe nëse ata nuk janë meksikanë, transmeton portali arbresh.info.
Por Ministri i Jashtëm meksikan Luis Videgaray thotë se vendi i tij nuk mund të “pranojë vendime të njëanshme të imponuara nga një qeveri në tjetrën”.
Dy zyrtarë të lartë amerikanë janë në Meksikë për të diskutuar masat.
Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, dhe kreu i Sigurisë Kombëtare, John Kelly, do të zhvillojnë bisedime me presidentin Enrique Pena Nieto, në mes të një prej çarjeve më serioze mes dy fqinjëve në vitet e fundit./Arbresh.info
Asllani: Ndonjëherë pasoj me sy mbyllur
Incident në Mitrovicën e Veriut: Një burrë goditet me gur në...
Vidhen dy armë në një shtëpi në Shtime
Sulmohet një mjeke në Drenas, arrestohet i dyshuari
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit