Autoritetet italiane kanë ndërmarrë një operacion të madh kundër mafies siciliane këtë të martë. Rreth 130 persona ranë në pranga në atë të cilën konsiderohet si forca kriminale më e madhe në Palermo.
Personat e arrestuat u akuzuan për trafikim droge, tentativë vrasjeje, lojëra të paligjshme online, kanosje dhe armëmbajtje pa leje.
“Cosa Nostra”, sindikata mafioze që ka selinë në Palermo, terrorizoi Italinë në vitet 1980 dhe 1990, por që nga atëherë është tejkaluar si rrethi mafioz më i fuqishme në Evropë.
U lëshuan urdhra arresti shtesë për 33 të dyshuar që ishin tashmë në burg për krime të tjera. Hetimet zbuluan se familjet mafioze të Palermos koordinonin aktivitetet e tyre në të gjithë qytetin dhe provincën, ashtu siç bënin në ditët e arta të Cosa Nostra, sidomos sa i përket trafikimit të drogës.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...