Një nga aleatët më të afërt të Presidentit Vladimir Putin pretendon se lufta e Rusisë në Ukrainë po arrin paqen sipas kushteve të Rusisë.
Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tani shërben si nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë.
Ai ka thënë për median ruse TASS se Rusia do t’i arrijë qëllimet e saj në konfliktin në Ukrainë me kushtet e veta.
Ai paralajmëron se Perëndimi ka një plan afatgjatë për të shkatërruar Rusinë.
“Rusia po kryen një operacion special ushtarak në Ukrainë dhe po arrin paqen sipas kushteve tona,” thotë ai.
Medvedev pretendon se lufta e vitit 2008 në Gjeorgji, zgjerimi i aleancës ushtarake të NATO-s drejt perëndimit dhe lufta në Ukrainë janë pjesë e një përpjekjeje të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj për të shkatërruar Rusinë.
“Qëllimi është i njëjtë: të shkatërrohet Rusia”, thotë ai./tch/
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut
Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente