Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, ka vizituar Beogradin të shtunën, për të shikuar nga afër një paradë të ushtrisë si dhe iu drejtua Parlamentit të Serbisë në një seancë solemne.
Në fjalimin e tij, Medvedev tha se pret që kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic të nënshkruajnjë marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik të udhëhequr nga Rusia, kur ajo të vizitojë Rusinë më 25 tetor.
Medvedev ka vizituar Serbinë për të shënuar 75 vjetorin e çlirimit të Beogradit nga Lufta e Dytë Botërore. Ai është takuar me kryeministren Brnabic dhe presidentin Aleksandar Vuçiq./Express/
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...