Hamasi mund të lirojë disa pengje në këmbim të një armëpushimi në Rripin e Gazës gjatë festës së Fitër Bajramit, raporton radioja izraelite Kan, duke cituar burime.
Sipas burimeve të Kan, Hamasi është i gatshëm të lirojë disa pengje, përfshirë ushtarin izraelit me nënshtetësi amerikane, Edan Alexander, në këmbim të një ndalimi të përkohshëm të luftimeve.
Sipas raportimeve, grupi radikal palestinez ka nevojë për një armëpushim disa-ditor për të qetësuar protestat e fundit të palestinezëve kundër sundimit të Hamasit në Rripin e Gazës.
Ndërkohë, më 18 mars, ushtria izraelite rifilloi ofensivën në Rripin e Gazës, duke ndërmarrë sulme masive në enklavë, duke shkelur një armëpushim të arritur në janar. Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ofensiva synon lirimin e të gjithë pengjeve, pasi Hamas kishte refuzuar propozimet e ndërmjetësve dhe të dërguarit presidencial amerikan Steve Witkoff.
Nga ana tjetër, Hamas ka fajësuar Izraelin dhe SHBA-në për rifillimin e armiqësive.
Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, myslimanët festojnë Fitër Bajramin, një nga festat më të rëndësishme islame, pas Kurban Bajramit.
Kurti tregon pesë vendimet e para nëse merr mandatin e tretë
Dronët dhe raketat ruse sulmojnë Ukrainën para takimit Zelen...
Takim Trump-Zelensky në Florida/ Bisedime për armëpushim, Ze...
Ndërhyrja e Serbisë pritet të ndikojë në votën e pakicës ser...
Arrestohen dy persona për grabitje në Ferizaj
Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, vot...