Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara gati eskaluan në konfrontim direk, pasi presidenti Donald Trump aprovoi sulme ajrore kundër Teheranit për shkak të rrëzimit të dronit amerikan.
Në momentin e fundit Trump anuloi vendimin, transmeton portali arbresh.info.
E duket se për këtë vendim presidenti amerikan mori këshilla nga njëri prej prezantuesve të preferuar të Fox News, Tucker Carlson, para se të anulonte sulmet ajrore mbi Iranin, raporton The New York Times.
Sipas gazetës, ndërsa këshilltarët e Trump po bënin thirrje për një sulm ushtarak kundër Iranit në përgjigje të rrëzimit të një droni amerikan që Teherani pretendon se shkeli hapësirën ajrore të saj, Carlson i tha POTUS se përdorimi i forcës do të ishte “çmenduri”.
Spikeri i televizionit të dashur të Trumpit, thuhet se e ka bindur atë që “fajkonjtë” në administratën amerikane nuk kishin interesat më të mira të presidentit në zemër, dhe se nëse Trump niste një luftë me Teheranin ai mund t’u thoshte lamtumirë gjasave për rizgjedhje në vitin 2020.
NYT vuri në dukje se Carlson nuk ishte personi i vetëm që apeloi për arsyetimin e Trump, por nuk specifikoi se mendimi i tij e bindi kreun e shtetit që të anulonte sulmin ajror në çastin e fundit./arbresh.info/
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...